Trauma tek Femijet 2-3 mars 2019

TRAUMA TEK FEMIJET

PASOJAT E DHUNES  FAMILJARE DHE TERAPIA EMDR

trajnere: VALERIA LAZZARINI (EMDR SWISS)

Për tu rritur shëndetshëm, një fëmijë ka nevojë për një atmosferë sigurie, mbrojtjeje dhe dashurie nga prindërit e tij;për fat të keq mijëra fëmijë në mbarë botën asistojnë në skena të dhunës në familje në dëm të nënës së tyre dhe mbajnë dëme emocionale dhe psikologjike gjatë gjithë jetës së tyre.

Megjithëse dhuna ndonjehere nuk është drejtuar ndaj tyre, dhuna e asistuar është një formë e rëndë keqtrajtimi me efekte afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, që kërkon ndërhyrje specifike.

Dhuna e asistuar ndër-familjare nënkupton çdo formë të keqtrajtimit të fëmijës që kryhet nëpërmjet akteve të dhunës fizike, verbale, psikologjike, seksuale dhe ekonomike mbi figura referimi ose mbi figura të tjera emocionale të rëndësishme adulte ose të mitur. Fëmija mund ta përjetojë atë drejtpërdrejt (kur ndodh në fushën e tij perceptuese), indirekt (kur fëmija është në dijeni të dhunës) dhe / ose duke perceptuar efektet e tij. Përfshihet asistimi i dhunës ndaj të miturve tek të mitur të tjerë dhe / ose tek anëtarët e familjes dhe të braktisjes e keqtrajtimit të kafshëve shtëpiake.

Për të përcaktuar nëse fëmija është viktimë e një situata dhune të asistuar ne duhet të vlerësojmë me saktësi gjendjen familjare dhe praninë e një problemi të dhunës në familje. Jo të gjitha situatat e konfliktit brenda familjes plotësojnë kriteret e dhunës në familje, edhe pse ato mund të kenë efekte shumë të dëmshme në shëndetin mendor të fëmijës.

Më datë 2-3 mars do të flitet për këto argumenta:

  • Përkufizimi i dhunës së asistuar dhe dhunës në familje
  • Pasojat për zhvillimin e fëmijës në grupmoshat e ndryshme
  • Pasojat neurobiologjike te dhunës ndaj prindërimit
  • Ndërhyrja psikoterapeutike me konceptualizimin Emdr
  • Traumat komplekse te zhvillimit
  • Psikoterapia me tekniken EMDR tek femijet

VEZHGIMI I NJE NENE TE KEQTRAJTUAR DHE TRAUMAT QE SHKAKTON TEK FEMIJA ESHTE NJE FENOMEN SHPESH I PADUKSHEM DHE I NENVLERSUAR. TRAINIMI KA SI OBJEKTIV ANALIZEN TEORIKE-KLINIKE TE LIDHUR ME DHUNEN FAMILJARE DHE IMPAKTIN QE MUND TE KET TEK SHENDETI FIZIK DHE MENDOR I FEMIJEVE SIPAS LINJAVE GUIDE DHE HULUMTIMEVE TE FUNDIT.

2 MARS

08:30- 09:00    Rregjistrimi dhe Prezantimi

09:00- 09:30    Dhuna: dhuna e asistuar dhe dhuna familjare

09:30- 10:00    Pasojat e dhunes tek identiteti i viktimes dhe identiteti disocativ

10:00- 10:45    Impakti i dhunes ne familje tek femijet

10:45- 11:00    Pushimi i mengjesit

11:00- 11:30    Lidhje familjare traumatike

11:30- 12.00    Pergjigje biologjike te traumes dhe qarku i Ledolux

12:30- 13:00    Trauma Kumulative e zhvillimit (Van der Kolk)

              Pushim    i drekes     13:00 – 14:00

14:00- 15:00    Raste klinike

15:00- 16:00    Pasojat te femijet: ne moshe shkollore dhe adoleshence

16:00- 16:30    Diagnoza me Emdr

16:30- 17:00   Time Line tek femijet dhe DES

17:00- 18:00   Terapia Emdr

 

 

 

 

 

3 MARS

08:30- 09:00    Rregjistrimi dhe Prezantimi

09:00- 09:30    Traumat tek femijet dhe Emdr

09:30- 10:00    Perkufizim i prinderimit dhe funksioni i tij

10:00- 10:45    Prinderimi ne situatat e rrezikshme

10:45- 11:00    Pushimi i mengjesit

11:00- 11:30    Atashimi dhe koncepti i bazes se sigurt

11:30- 12.00    Atashimi ne situatat traumatike

12:30- 13:00    Rrolet e luajtura nga femja ne situatat e dhunshme

                    Pushim    i drekes     13:00 – 14:00

14:00- 15:00  Demet e prinderimit: roli i nenes dhe roli i babait (studimet amerikane)

15:00- 15:30    Stilet e prinderimit te prindit dhunues (nderhyrja tek prinderit)

15:30- 16:00    Psikoterapia  (nga inkuadrimi diagnostik tek nderhyrja)

16:00- 16:30    Ndarja dhe babai dhunues (Pauncz A.)

16:30- 17:30    Terapia nene- femi  dhe  Terapia Emdr me femijet te rritur ne kontekste dhune (supervizionim i rasteve klinike me femijet

Pyetje dhe pergjigje – Pershendetjet dhe çertifikimi    18:00