Niveli i 2-të EMDR

trajnime emdr II
30
Qer
Niveli i 2-të EMDR

Në formimin EMDR Niveli i  II-të  pjesëmarrësit mund të thellojë zbatimin EMDR me burimet e pacientit, me çrregullime të rënda dhe komplekse si  çrregullimi i personalitetit Borderline , Varësitë, Çrregullimet e lehta  dhe Çrregullime të lidhura me traumatizimet kronike.

Per te marres pjese ne Nivelin e dyte nevojiten:

  1.  Minimumi 10 ore  ore supervizime  klinike
  2.  Minimumi 10 Kliente te trajtuar me EMDR
  3.  Minimumi 50 Kredite qe leshohen nga EMDR Albania vetem ne pjesmarrjen e workshopeve gjate vitit.

Niveli i II plotëson kështu formimin e filluar në Nivelin e parë EMDR, duke arritur  konsolidimin e të mësuarit dhe rritjen e gamës së aplikimeve klinike të EMDR.

Moduli i Nivelit të 2-të në formimin e terapistëve EMDR :

Kendveshtrimi  terapeutike EMDR- EMDR në praktikë klinike- Konsolidimi i tetë fazave të EMDR – Strategjitë protokollare standarde për realizimin e një faze të plotë. Zhvillimi dhe instalimin e burimeve. Bllokimet dhe  rezistenca si dhe vështirësite në  përpunimin EMDR.

Sigurimi dhe  nderhyrjet –interattive -integruese ne EMDR- Varesite dhe  EMDR -praktikë në grupe të vogla – EMDR crregullimet e Personalitit sipas DSM V( Strategjitë terapeutike).

Crregullimi  Post-traumatik  nga stressi dhe  Komplekset Personale  Protokolli EMDR në trajtimin e panikut-Trajtimin e crregullimeve te phobias me EMDR  Protokolli burimeve-Protokolli ne Grupe emergjence .

Kriteret që duhen plotësuar për të ndjekur Nivelin e 2-të EMDR:

  • Te kesh mbaruar nivelin e pare
  • Te kesh mbaruar 10 ore supervizione
  • Te jesh ne rregull me kuoten asociative EMDR Albania

Çertifikimi / Diploma:

Mbas nivelit te dyte leshohet diploma ( Certificate of completion EMDR) Leshuar nga EMDR EUROPE dhe mundesia per te qene pjese e EMDR Europe.

Akreditimi i Trajnimeve    dhe  Akreditimi  i Kurseve Trajnuese

EMDR Europe miraton një politikë rigoroze të akreditimit dhe monitorimit të standardeve të formimit/kurseve të trajnimt dhe trajnuesve EMDR në  të gjithë Europën. Vetëm trajnerët e akredituar nga EMDR Europe dhe trajnerët e rinj janë të lejuar për të mësuar/lektruar kurse të tilla.  Ju mund të gjeni trajnime EMDR apo seminare që reklamohen në vendin tuaj që nuk janë të akredituar nga EMDR Evropë. Kurse të tilla mbahen dhe lektrohen nga trajnerë jo- të akredituar dhe përmbajtja /cilësia nuk do të përmbushë kërkesat e Shoqatës EMDR të Europës. Për më tepër, duke ndjekur një kurs jo-të akredituar të trajnimit nuk do të lejojë regjistrimin tuaj si një terapist EMDR në Europë dhe ju nuk do të keni të drejtë për t’u bashkuar Organizatës Kombëtare profesionale të EMDR.

Ne Shqipëri i vetmi Institucion i akredituar për të lëshuar çertifikata mbi EMDR është EMDR ALBANIA. ( duke përfshirë të gjithë territorin shqipfolës si: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi)

Instituti EMDR (USA) – EMDR- Europa  do të njohin për Shqipërinë  vetëm kurset e  trajnimeve  zyrtare nga organizata EMDR ALBANIA  si shënuar më poshtë.

Organisation: EMDR ALBANIA

Trainers: Anna Rita Verardo

Supervisor: Raul Bartozzi-GIada Maslovaric

Përmbajtja e trajnimit

Koha: 10 jave

Programi është bosh

Trajnues

0.0

0 rating

5 stars
0%
4 stars
0%
3 stars
0%
2 stars
0%
1 star
0%
Free