Terapiste Emdr 2019 (gjenerata 2)

Shoqata Emdr Albania www.emdralbania.org pjese e shoqates Europiane Emdr Europe www.emdreurope.org hap uficialisht kandidaturat per tu bere pjese e gjenerates se dyte te specializimit ne terapine Emdr.

Pranohen kerkesat e kolegeve te diplomuar ne:

-psikologji

-mjekesi

Specializantet ne :

-Psikiatri

-Psikoterapi (me qasje te ndryshme)

-Neuropsicologji

-Neuropsikiatri

Objektivi: formimi i nje grupi (vendet jan te limituara) profesionistesh te cilet specializohen ne psikotraumatologji dhe nderhyrjen me tekniken Emdr per trajtimin terapeutik te traumave.

Gjatë trajnimit në EMDR do mund te fomoheni ne diagnostikimin dhe trajtimin terapeutik te Traumave psikologjike.
Gjate trajnimit ne Niveli I do të thelloheni në modelin e përpunimit adaptive të informacionit (A.I.P model) dhe ne kompilimin e karteles klinike sipas metodologjise shkencore te perpunuar nga EMDR Europe.
Terapistët mesojnë të aplikojnë protokollin EMDR në 8 fazat e saj dhe të bëjnë një konceptualizim (nderlidhja e simptomave me zanafillen e problematikes se prezantuar) të rasteve të pacientëve të tyre, duke kuptuar sesi ngjarjet traumatike dhe stresuese në jetën e tyre mund të kenë kontribuar në vështirësinë/shqetësimin që paraqesin kur vijnë në psikoterapi.
Do të jepen strategji për të identifikuar këto ngjarje në historinë e tyre dhe lidhjen e tyre me simptoma , çrregullime apo çështje aktuale.
Pasi bëhet identifikimi I ngjarjeve do të thellohet më tej se si duhet bërë një plan pune (objektiva terapeutike) në përputhje me qëllimet e trajtimit EMDR.
Do mund te mesoni aplikimin e protokollit ne praktike
Do pajiseni me manualin, skedat e vlersimit dhe protokollin ne gjuhen shqipe
Ne perfundim te specializimit te Nivelit 1 do te pajiseni me çertifikate te leshuar nga dopo logo/firme: Emdr Albania dhe Emdr Europe
BEHUNI PJESE E TERAPISTEVE EMDR ALBANIA !

Çfarë bëjmë?

-EMDR Albania promovon standartet më të larta të përsosmërisë dhe integritetit ne praktikën, edukimin dhe terapinë EMDR.

-Inkurajon dhe zhvillon shkencën e shëndetit mendor , psikologjik dhe psikoterapeutik

-Promovon marrëdhëniet e saj me disiplina të tjera akademike

-Inkurajon dhe zhvillon kulturën e kurimit të traumave si dhe formimin në vazhdim të psikologëve, psikoterapistëve, mjekëve apo figurave të tjera të shëndetit mendor.

-Organizon konferenca, workshope, master pasuniversitare

-Shoqata mund të bashkëpunojë falas me institucionet shtetërore në momente krize dhe emergjence duke ofruar support të specializuar psikologjik dhe juridik falas për individë në nevojë.

-Organizon supervizime si dhe projekte sensibilizimi dhe parandalimi paresor

-Ka ne plan te ndertoje te pakten 3 qendra psikotraumatologjie: Prishtine, Shkoder, Vlore

MOS HARRO:Terapia EMDR njihet botërisht,I çertifikuar si Trajtimi Nr.1 I traumave nga OBSH.

Terapi efikase, evidence-based, sjell rezultate të menjëhershme në seancat terapeutike, duke mbuluar një game të gjërë të shqetësimeve të Shëndetit Mendor.

LICENCIMI NE NIVELIN1 JU MUNDESON ANETARESIM NE EMDR EUROPE DHE JU JEP MUNDESINE E PJESEMARRJES NE KONFERENCAT EUROPIANE ME CMIME TE REDUKTUARA

VINI RE DHE KUJDES NGA LAJME FALLCO:

EMDR ALBANIA ESHTE E VETMJA SHOQATE QE KA LICENCEN NGA EMDR EUROPE PER TE CERTIFIKUAR NE TERAPINE EMDR

1ST STEAP: DERGONI CV TUAJ

ME PAS NESE DOKUMENTACIONET DO APROVOHEN

2ND STEAP: DO TE KONTAKTOHENI PER INTERVISTEN

ME PRESIDENTEN E SHOQATES

Bej zgjedhjen tende behu terapist emdr dhe bej diferencen ne qytetin ku jeton

Bordi Emdr Albania