Te Drejtat Seksuale: deklarata WAS

 

DEKLARATA E TE DREJTAVE SEKSUALE  

World Association for Sexual Health (WAS) pasi vleresoi rendesine e te drejtatave seksuale si jetesore per te arritur standartet e shendetit me te mira te mundeshme, perpiloi kete dokument i cili:

Deklaron: te drejtat seksuale jane te bazuara tek te drejtat humane universale, te cilat jane te njohura ne te gjitha dokumentat nderkombetare dhe kombetare, ne kushtetutat dhe ne ligjet kombetare, ne standartet dhe ne parimet e te gjitha te drejtave njerezore dhe ne te gjitha njohurite shkencore per seksualitetin njerezor dhe shendetin seksual.

 

Ripohon qe seksualiteti eshte nje aspekt qendror i njeriut ne harkun e jetes i cili perfshin seksin, identitetin, rolin gjinor, orientimin seksual, erotizmin, kenaqesine, intimitetin dhe riprodhimin. Seksualiteti eshte i eksperimentuar dhe i shprehur nepermjet mendimeve, fantazive, deshirave, besimeve, vlefshmerise, sjelljeve, praktikave, roleve dhe mardhenieve. Nderkohe qe seksualiteti mund te permbaje te gjitha keto dimensione, jo te gjitha mund te eksperimentohen dhe shprehen. Seksualiteti eshte i perbere nga nderhyrja e faktoreve biologjike, psikologjike, sociale, ekonimike, politikore, kulturale, ligjore, historike, fetare dhe shpirterore.

 

 

Vlereson seksualitetin si nje burim i kenaqesise dhe mireqenies dhe jep kontributin per nje ndjesi realizimi dhe permbushje.

 

Rivlereson shendetin seksual si nje gjendje e shendetit fizik, emotiv, mendor dhe social i nderlidhur me seksualitetin; nuk mund te shprehet si mungesa e nje shqetesimi, te nje çrregullimi ose te nje semundje. Shendeti seksual kerkon nje qasje pozitive dhe te respektueshme drejt seksualitetit dhe mardhenieve seksuale, ashtu si mundesia per te jetuar eksperienca seksuale te pelqyeshme dhe te sigurta, te lira nga e detyrimi, diskriminimi dhe dhuna.

 

Ripohon qe shendeti seksual nuk mund te perkufizohet, kuptohet ose te behet operative pa nje njohuri te gjere te seksualitetit

 

 

Ripohon qe te drejtat seksuale e te gjithe individeve duhet te respektohen, mbrohen dhe permbushen  per te arritur dhe per te mirembajtur shendetin seksual

 

 

Ripohon qe te drejtat seksuale jane te bazuara ne nje liri te brendeshme, dinjitet dhe barazi e te gjithe qenieve njerezore dhe perfshine angazhimin e perkujdesjes dhe mbrojtejes nga dhimbja.

 

 

Deklaron qe barazia dhe mos diskriminimi jane baza e mbrojtjes dhe promovimit te te gjitha te drejtave njerezore qe perfshin dhe ndalojne çdo forme diskriminimi, perjashtimi dhe perkufizimi per arsye rrace, etnie, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, bindje politike dhe tipologjie tjeter, origjine kombetare dhe shoqerore, pasurie, lindje ose kushti tjeter, perfshire aftesite e kufizuara, moshen, kombesine, gjendjen civile dhe familjar, orientimin seksual dhe identitetin gjinor, gjendjen shendetesore, vendbanimin, situaten ekonomike dhe sociale.

 

 

 

Verteton qe orientimi seksual, identiteti gjinor, ekspresiviteti gjinor dhe ndryshimet fizike te personave, kan nevoje per perkujdesjen e te drejtave te njeriut.

 

 

Verteton qe te gjitha tipologjite e dhunes, ngacmimit, diskriminimit, perjashtimit dhe stigmatizimit jane dhune e te drejtave njerezore qe kane nje ndikim tek shendeti i individeve, familjeve dhe komunitetit.

 

 

Vendos detyriminper te gjithe te rrespektit, mbrojtjes dhe permbushjes te gjitha te drejtave njerezore dhe te drejtave seksuale

 

Verteton qe te drejtat seksuale mbrojne te drejtat e te gjithe personave per te realizuar dhe shprehur seksualitetin e tyre dhe te permbushin shendetin seksual, duke respektuar te drejtat e te tjereve.

 

 

 

TE DREJTAT SEKSUALE JANE TE DREJTA NJEREZORE QE PERFSHIJNE SEKSUALITETIN:

 

 

  1. E drejta e barazise dhe mos diskriminimit

Cdo individ ka te drejten te gezoje te gjitha te drejtat seksuale te paraqitura ne kete Deklarate pa asnje diskriminim race, etnie, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opinioni politik ose te nje tipologjie ndryshe, origjine shteterore apo sociale, vendbanimi, pasurie, lindje, aftesie ndryshe, moshe, kombesie, gjendje martesore dhe familjare, orientimi seksual, identiteti dhe shprehi te gjinise, gjendje shendetesore, situate ekonomike dhe sociale dhe statuse te tjera.

 

  1. E drejta e jetes, lirise dhe sigurimit te personit

Cdo individ ka te drejten e jeteses, lirise dhe sigurise te cilat nuk mund te jene te kercenuara ne menyre arbitrare, te limitohen ose hiqen per arsye te lidhura me seksualitetin. Keto perfshijne: orientimin seksual, praktikat dhe sjelljet seksuale me konsensus, identitetin dhe shprehine e gjinise, aksesin ne ose organizimi  i sherbimeve te lidhura me shendetin seksual dhe riprodhues.

 

  1. E drejta e autonomise dhe integritetit trupor

Cdo individ ka te drejten te kontrolloje dhe te vendose lirisht per çeshtjet ndaj seksualitetit dhe trupit te tije. Kjo perfshin zgjedhjen e sjelljeve, praktikat, partneret dhe mardheniet seksuale, me respektin e  duhur ndaj te tjereve. Vendimi i lire dhe i informuar kerkon nje konsensus te lire dhe te informuar perpara çdo lloj testi, nderhyrje, terapie, kirurgjie ose hulumtimi lidhur me seksualitetin.

 

  1. E drejta e te qenurit te lire ndaj torturave dhe nga trajtimet ose ndaj ndeshkimeve mizore, jo humane apo degraduese.

Cdo individ duhet te jete i lire nga torturat dhe trajtimet ose ndaj ndeshkimeve mizore, jo humane apo degraduese. Te lidhura me seksualitetin, perfshire: praktikave te dhimbshme tradicionale; sterilizimi, kontraceptivet dhe aborti me force; dhe te gjitha format e tjera te tortures, mizori, sjellje çnjerezore, ose trajtime dhe ndeshkime degraduese te kryera per arsye te lidhura me seksin, gjinin, orientimin seksual, identitetin dhe shprehjen e gjinise dhe veçorive trupore.

 

 

  1. E drejta per te qen te lire nga çdo forme dhune dhe kercenimi

Cdo individ duhet te jete i lire nga dhuna dhe shtrengimi seksual, perfshire: perdhunimin, dhunen seksuale, ngacmimet seksuale, bullizmi, shfrytezimi dhe skllaveria seksuale, trafikimi i personave per qellimet e shfrytezimit, testet e virgjerise dhe dhuna e ushtruar per shkaqe reale ose te perceptuara si praktika seksuale, orientimi seksual, identiteti dhe shprehia e gjinise dhe veçorite fizike.

 

  1. E drejta per mbrojtjen e te dhenave personale

Cdo individ ka te drejten e mbrojtjes e te dhenave personale te lidhura me seksualitetin, te jetes seksuale dhe zgjedhjeve te lidhura me trupin e tij, mardheniet dhe praktikat seksuale konsensuale, pa interferenca dhe nderhyrje arbitrare. Kjo perfshin te drejten per te kontrolluar dhe perhapur informacione personale te lidhura me seksualitetin e te tjereve.

 

  1. E drejta e standarteve me te mira te mundshme per shendetin i perfshire edhe shendeti seksual, me mundesine e eksperiencave seksuale te kendeshme, te kenaqshme dhe te sigurta

Cdo individ ka te drejten te arrije nivelin me te larte te mundshem te shendetit lidhur me seksualitetin, perfshire mundesia e eksperiencave te kendeshme, te kenaqeshme dhe te sigurta. Kjo kerkon disponueshmerine, aksesin dhe pranimin e sherbimeve shendetesore te kualifikuara dhe aksesin e kushteve qe ndikojne dhe percaktojne shendetin, perfshire dhe shendetin seksual.

 

  1. E drejta per te gezuar perfitimet dhe progreset shkencore dhe aplikimi i tyre

Cdo individ ka te drejten per te gezuar perfitimet dhe progreset shkencore dhe aplikimi i tyre ne lidhje me seksualitetin dhe shendetin seksual.

 

  1. E drejta e informimit

Cdo individ duhet te kete akses tek informacionet shkencerisht te saktesuara dhe te kuptueshme per seksualitetin, per shendetin dhe per te drejtat seksuale nepermjet burimeve te ndryshme. Keto infromacione nuk duhet te jene te censuruara ne menyre arbitrare, te mohuara ose te perfaqesuara qellimisht ne menyre te gabuar.

 

  1. E drejta e shkollimit dhe e drejta e nje edukate seksuale te thelluar dhe shteruese

Cdo individ ka te drejten e arsimit dhe te drejten e edukimit seksual te kompletuar. Edukimi seksual duhet te jete i pershtatshem per moshen, shkencerisht i thelluar, i pershtatshem per kulturen dhe i bazuar tek te drejtat njerzore, tek barazia e gjinise dhe tek nje qasje pozitive ndaj seksualitetit dhe kenaqesise.

 

  1. E drejta per te lidhur, rregulluar, zgjidhur martesat ose forma te tjera te ngjashme te lidhjeve te bazuara ne vullnetin e lire dhe barazine gjinore

Cdo Individ  ka te drejten per te vendosur nese deshiron te martohet ose jo dhe te ndermarre nje martese me pelqimin e tij te plote, nje marrdhenie ne çift ose forma te tjera te ngjashme mardhenieje. Te gjitha personat kane te njejtat te drejta ne fillim, gjate dhe ne perfundim te nje martese, te nje mardhenie ne çift ose formave te tjera te ngjashme lidhjeje, pa asnje tip diskriminimi ose perjashtimi. Jane te perfshira te njejtat te drejta per asistence sociale dhe avantazhe te tjera pavaresisht tipologjise se marredhenies.

 

  1. E drejta per te vendosur per te pasur femije, sa dhe kur mund ti kem, per te pasur informacione dhe menyra per ti pasur.

Cdo individ ka te drejten per te vendosur nese do femije, numrin dhe diferencen nga njeri-tjetri. Per te ushtruar kete te drejte eshte e nevojshme te kesh akses te gjendja shendetesore dhe shoqerore e cila perfshin sherbimet e shendetit seksual dhe riprodhues te lidhura me shtatezanine, kontraceptivet dhe shendetin seksual dhe te drejtat seksuale.

 

 

  1. E drejta per lirine e mendimit, opinionit dhe shprehjes

Cdo individ ka te drejten e lirise se mendimit, opinionit dhe shprehjes se lidhur me seksualitetin dhe ka te drejten per te shprehur seksualitetin nepermjet, per shembull, paraqitjes, komunikimit dhe sjelljes, duke respektuar te drejtat e te tjereve.

 

  1. E drejta e bashkimit dhe ribashkimit paqesor

Cdo individ ka te drejten te organizohet, te asocohet, te bashkohet, te shpreh dhe ta mbroje seksualitetin ne menyre paqesore, shendetin seksual dhe te drejtat seksuale.

 

  1. E drejta e pjesemarrjes ne jeten publike dhe politike

Cdo individ ka te drejten e nje ambienti i cili i lejon pjesemarrjen aktive, te lirshme dhe te konsiderueshme dhe te kontriboje aspekteve civile, ekonomike, sociale, kulturore, politike dhe te jetes humane ne nje nivel social, kombetar, krahinor dhe nderkombetar. Ne veçanti te gjitha personat kane te drejten te jene pjese e zhvillimit dhe implementimit e politikave te cilat mund te percaktojne mireqenien e tyre, perfshire seksualiteti i tyre dhe shendeti seksual.

 

  1. E drejta per te pasur akses ne drejtesi, ne zgjedhjet juridike dhe ne rikompensim

Cdo individ ka te drejten per te pasur akses ne drejtesi, ne procedurat juridike dhe ne kompensimin per shkeljet e te drejtave seksuale persoanle. Kjo kerkon nderhyrje edukative, ligjore dhe juridike efektive, te pershtatshme, te aksesueshme dhe efikase. Procedurat juridike perfshine kompensimin nepermjet kthimit, rehabilitimit, pelqyeshmerin dhe garancine e mos riperseritjes.

***

 

Perkthyer nga Besarda Taci, Psikologe klinike, Psikoseksuologe, Psikotraumtologe dhe Presidente Emdr Albania, www.emdralbania.org

 

 

This is the official translation of the Declaration of Sexual Rights. For legal and technical purposes, one must consult the English version as the authoritative text: http://www.worldsexology.org/resources/declarationofsexualrights/

 

The World Association for Sexual Health(WAS) is a multidisciplinary, world-wide group of scientific societies, NGOs and professionals in the field of human sexuality which promotes sexual health throughout the lifespan and through the world by developing, promoting and supporting sexology and sexual rights for all. The WAS accomplishes this by advocacy actions, networking, facilitating the exchange of information, ideas and experiences and advancing scientifically based sexuality research, sexuality education and clinical sexology, with a trans-disciplinary approach. The WAS Declaration of Sexual Rightswas originally proclaimed at the 13th World Congress of Sexology in Valencia, Spain in 1997 and then, in

1999, a revision was approved in Hong Kong by the WASGeneral Assembly and then reaffirmed in the WAS Declaration: Sexual Health for the Millenium (2008).  This revised declaration was approved by the WASAdvisory Council in March, 2014.