Si mund te behem Practitioner in Emdr?

KRITERET EUROPIANE PER TU BERE ACCREDITIONED PRACTITIONER IN EMDR

Statuti I shoqatës sonë ka si aspekt prioritar të garantojë kualifikimin, formimin dhe përditësimin e aplikimit të Emdr-së në praktikën klinike, pra objektiv i joni është favorizimi I rrugëtimit formativ të kolegëve tanë duke I ndihmuar të ndihen më të sigurt dhe ekspertë. Në këtë kuptim supervizimi gjatë dhe pas formimit bazë (niveli I dhe II) është me shumë rëndësi në mënyrë që të shoqerojë kolegët të cilët janë formuar në Emdr që ta shtojnë në aktivitetin e tyre pa marrë parasysh modelin teorik të references. Pra, objektivat e supervizimit janë :

  • të forcojë njohjen dhe aftësinë e aplikimit të Emdr-së
  • të mbështesë procesin e integrimit të Emdr-së në praktikën klinike
  • të bëjë kolegët të ndihen rehat dhe të rrisë sigurinë në zbatimin e Emdr-së

Supervizori (EMDR Approved Consultant) I formuar sipar kritereve homogjene europiane dhe i kualifikuar per ta zbatuar me se miri rrolin e tij, nën koordinimin e Shoqatës , psikoterapistët që kanë përfunduar formimin bazë Emdr (me përfundimin e nivelit të dytë) dhe pasi kanë bërë minimumi 20 orë supervizimi mund të çertifikohen si “Psikoterapist Ekspert në Emdr” (Emdr Practitioner) pasi supervizori perkates çertifikon rezultatet e arritura.

Kriteret Europiane për tu bërë Psikoterapist Ekspert në Emdr (Emdr Practitioner) janë:

  1. të kesh përfunduar dy nivelet e formimit bazë në Emdr
  2. të jesh anëtar I Shoqatës Shqiptare(në rregull me kuotën e anëtarësimit)
  3. të kesh punuar në fushën klinike të paktën prej 2 viteve (pas dipllomimit)
  4. të kesh zhvilluar të paktën 50 seanca Emdr (të çertifikuara: vertetuara nga supervisori nepermjet nje video te rregjistruar gjate nje seance)
  5. të kesh kompletuar një cikël supervizimi të paktën 20 orë nga një Supervisor I Akredituar
  6. të kesh një raportim final pozitiv nga ana e një Supervizori të Akredituar

Pesë orët e para të supervizimit (grupi me një maksimum prej 5 pjesëmarrësish) do të ofrohen falas nga Shoqata nëpërmjet rrjetit të supervizorëve dhe mund të zhvillohen lirisht midis nivelit I dhe II dhe/ose pas nivelit II. Cdo ore tjeter, 15 ore (minimalisht) do jenë në ngarkesë të të supervizuarit , me një çmim rënë dakort sipas kontekstit shqipetar prej 30 Euro-sh ora, dhe mund të bëhen individualisht ose në çift. Në rastin nëse terapisti ka marrë pjesë në një Kongres Emdr (Shqiptar ose europian) do t’I njihen orë supervizimi përveç atyre 5 orëve falas. Në fund të rrugëtimit duhet të prezantohet një filmim të një seance të cilën do ta vëzhgoi supervizori.  Kostoja do të jetë 30 euro. Ju kujtojmë edhe që çertifikimi ka një vlefshmëri 5-vjeçare dhe pas skadimit duhet të rinovohet me pjesëmarrjen në të pakten 2 trajnime në vit të organizuara nga shoqata dhe/ose konferencat Emdr kombëtare dhe evropiane. Çdo trajnimjep të drejtën e 5 kredite ndërsa konferencat 10 kredite, dhe është e nevojshme të mblidhen 50 kredite në harkun 5 vjeçar të vlefshmërisë së çertifikatës. Ne fund te rrugetimit pajiseni me nje çertifikate te akredituar si Practitioner ne Terapine Emdr te leshuar vetem nga Emdr Europe dhe te firmosur (2 firma) nga presidentja Europiane dhe presidentja Shqipetare.