Psikologe Shqiptare trajnohen ne Psikologjine Emergjenciale

Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u prek nga një tërmet i cili tronditi sigurine e qytetareve dhe shumë njerëz humbën shtëpitë e tyre por gjithashtu humbën jetën. Për herë të parë për sa i përket emergjencave, profesionistet shqiptare u gjenden te pa pergatitur ne kete situate. Duke mos pasur një grup të organizuar të psikologëve të emergjences , EMDR Albania pjese e rrjetit me te madh te psikoterapisteve Europian i kërkoi ndihmë  EMDR Europe, e cila u përgjigj menjëherë, falë edhe pjesëmarrjes aktive dhe nderhyrjes se menjehershme të psikologes dhe traineres Giada Maslovaric (Emdr Italia).

Më 15 dhjetor, në Tiranë u organizua dhe u mbajt trajnimi që u ofrohej psikologëve shqiptarë, të cilët iu përgjigjën menjehere duke u prezantuar me shume se 100 Psikologe nag e gjithe Shqiperia. U organizua gjithashtu nje trajnim specifik për terapistët EMDR lidhur me Protokollin e urgjencave dhe Protokollin e Grupit për Emergjencat, me stumme se 30 terapiste Emdr u specializuan ne keto protokolle.
Dy ditët e punës intensive ishin shumë të frytshme: psikologët u shprehën shumë entuziastë dhe të interesuar për qasjen EMDR. Në fakt, edhe prania e mediave ishte shumë aktive për të intervistuar Giada Maslovaric dhe presidentin e EMDR Albania Besarta Taci.
Intervista: