Koronavirusi: sugjerime per te rriturit, femijet dhe te moshuarit

Sugjerime për menaxhimin e frikës te fëmijët dhe të rriturit

Material ì perpunuar nga Emdr Europe dhe ì pergatitur ne gjuhen Shqipe nga Imo Alikaj, Keli Gega, Paola Gjika, Ilisbiana Grabova, Eralba Zeneli dhe Gigliola Haveriku

PËR TË GJITHË:

o Zgjidhni dy momente në ditë për t’u përditësuar me lajmet. Ekspozimi i zgjatur ndaj sasisë së lajmeve që mund të gjeni në internet, radio dhe TV e mban sistemin e paralajmërimit dhe frikës vazhdimisht aktiv.

o Informacioni   është   i   rëndësishëm.   Preferoni   burimet   zyrtare   të   informacionit:   OBSH (Organizata   Botërore   e   Shëndetësisë),   ECDC   (Qëndra   Europiane   për   Kontrollin   dhe Parandalimin e Sëmundjeve) dhe institucionet lokale të vendit tuaj.

o Ndiqni praktika të mira të higjenës të udhëzuara nga institucionet dhe sistemi i shëndetësisë në vendin tuaj.

o Ju mund të ndjeni frikë ose shqetesim: ky është një reagim normal. Ne dimë që të flasësh për emocionet të ndihmon të ndihesh më mirë.

o Kur është e mundur, vazhdoni të ruani rutinën tuaj të zakonshme, duke respektuar rregullat e udhëzuara për komunitetin tuaj.

o Ruani një regjim të rregullt të gjumit sa më shumë të jetë e mundur.

o Kujtoni që zakonet e mira ndihmojnë ju dhe komunitetin tuaj.

o Ndonjëherë, ju mund të përjetoni vështirësi në përqëndrim dhe në marrjen e vendimeve; kjo është një pasojë normale e stresit.

o Ruani komunikimin me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë: kjo ju ndihmon në pastrimin e mendjes dhe në qetësimin e frikës.

ME FËMIJËT:

o Iu tregoni të vërtetën me fjalë të thjeshta.

o Përdorni  imazhe  dhe  informacione  të  përshtatshme.  Përcaktoni  një  moment  të  ditës  ku  të merrni bashkë informacionin duke u siguruar që përmbajtja e tij të jetë e sigurt dhe lehtësisht e kuptueshme.

o Bëni që fëmijët të ndjejnë dashuri dhe siguri dhe jepuni atyre vëmendje.

o Lejoni fëmijët të ruajnë zakone pozitive siç është loja.

o Tregohuni  fëmijëve  që  shumë  ekspertë  të  përgatitur  (doktorët,  infermierët,  policët)  janë vazhdimisht  duke  punuar  që  të  rivendosin  sigurinë  dhe  të  ndihmojnë  njerëzit  që  janë  të sëmurë. Nënvizoni aspektet pozitive të ndërhyrjes së ekspertëve.

 

Vetmbrojtjen e të rriturve

 

Kur një ngjarje e madhe prek një vend,krijohet një ambjent ku individi dhe shoqëria kanë një ndjeshmëri të lartë. Një ngjarje e tillë kritike dhe një situate si pandemia e Koronavirusit mund të shkaktojnë reagime emocionale shumë të forta, të cilat mund të ndikojnë ne kapacitetin funksional të njerëzve si përgjatë ngjarjes po ashtu edhe pas saj.

Që nga momenti i parë i ekspozimit dhe deri me sot, fazat e mëposhtëme mund të ndiqen: 

 

  • Faza akute (ndjesia e të qënurit i pavlerë i padobishëm dhe sikur gjithcka rreth nesh është e pakuptimtë, një ndjenjë e mosqënies vetvetja, sikur nuk e ndjejmë fare trupin tonë, coroditje, dhe një ngatërrim i kohës dhe i hapësirës). Tronditja është pjesë e reagimit psikologjik akut ndaj stresit dhe është një mekanizëm që na lejon të mbajmë një lloj distance nga ngjarja që na ka prekur, një gjë e domosdoshme për të zbutur impaktin dhe ndoshta dhe për të marrë masa për nevojat e para
  • Faza e impaktit emocional: mund të ndjejmë një shumëllojshmëri të madhe emocionesh si mërzia, faji, tërbimi, frika, pështjellimidhe ankthi. Gjithashtu mund të shkaktohen dhe dhimbje të trupit, si përshembull crregullimet fizike (dhimbje koke , dhjmbje të barkut, etj.), dhe probleme në gjetjen e qetësisë shpirtërore.
  • Faza e përballimit: ne fillojmë të mendojmë se cfarë ndodhi, për të gjetur shpjegime, duke përdorur të gjitha burimet e mundshme tonat (“Pse ndodhi? Cfarë mund të bëj? Pse tani?”).

Këtu janë janë reagimet më të zakonshme që mund të zgjasin për disa jave apo disa ditë:

  • Mendime të këqija: pamje që përsëriten shpesh, kujtime të pavullnetshme dhe bezdisëse.
  • Shmangje: tentativë e dështuar për të shmangur mendime apo ndjenja. Pamundësi për të menduar për gjëra që janë të lidhura me ngjarjen.
  • Gjendje shpitrërore e dëshpëruar dhe/ose mendime të këqija të vazhdueshme. Besime të këqija dhe pritshmëri nga vetja dhe nga bota (për shembull, të fillosh të kesh mendime të këqija si: “bota është plotësisht shumë e rrëzikshme”).
  • Ndjenja të vazhdueshme të paarsyeshme të fajit ndaj vetvetes por edhe të tjerëve, për shkak te një ngjarje traumatike ose për pasojat e saj, sidomos nëse kemi pasur eksperienca të drejtpërdrejta me infeksionin.
  • Ndjenja faji që nuk jemi prekur nga virusi
  • Ndjenja të këqija të vazhdueshme të lidhura me traumat/situatat e rrezishme (për shembull, ndjenjat e frikës, tmerrit, tërbimit, fajit, turpit për një kohë të gjatë madje edhe kur duke sikur situate është duke u përmirësuar).
  • Vështirësi në gumë dhe/ose ushqyerje: Vështirësi gjatë gjumit, zgjime të shpeshta dhe ëndrra të këqija, ose dëshira për gjumë gjatë gjithë kohës.
  • Humbje e interesit për të bërë aktivitete të kendshme.
  • Merzitja nga punët e përditshme, ndjenja e të qënurit i paralizuar.

Ka ndyshime të dukshme midis individëve në shfaqjen, kohëzgjatjen dhe intenistetin e këtyre reagimeve.

 

 

CFARË MUND TË BËJMË

  • Të dimë si të njohim reagimet tona emocionale dhe vështirësitë që mund të kemi.
  • Mos i moho ndjenjat por mbaj mend se është e zakonshme për cdokënd të ketë reagime emocionale të tilla për shkak të ngjarjeve të tilla të paparashikueshme.
  • Ji në gjendje të monitorosh reagimet tona fizike dhe mocionale.
  • Kujto se nuk je vetëm, por– edhe pse nuk jemi në kontakt fizik–jemi pjesë e një sistemi dhe i një organizate që mund të ndihmojë dhe mbështesë, si emocionalisht dhe mendërisht.
  • Fol për ngjarjen krtike, duke ndihmuar njëri tjetrin të clirojmë brengat emocionale.
  • Respekto reagimet emocionale të të tjerëve dhe veprimet e sjelljet, edhe kur ato janë plotësisht ndryshe nga tonat dhe të vështira për tu kuptuar nga pikëpamja jonë.
  • Përpiqu të nxisesh lidhjet, edhe nëse në mënyrë virtuale, me njerëzit ne jetën tënde. Rindërto një rutinë ditore pak a shumë të parashikueshme.
  • Kërko ndihmë nga njerëzit që i beson, duke zgjedhur atë që të ofron një ndjenjë më të madhe familjariteti.
  • Duhet ca kohë që të rikuperohesh prej ngjarjes, ki vëmendjen tek ndjenjat e tua dhe qëndro larg ngjarjes apo aktiviteteve të lidhura me të (gjumi, pushimi, mendimi, të qarët, të qënit me të afërmit tonë, etj.).
  • Ruaj ekuilibrin emocional, duke marrë ndihmën e shërbimeve të ndihmës.
  • Prano , kur është e mundur, mështetje psikologjike të fokusuar në rishikimin e kujtimeve të këqija dhe reagimet e nxitura nga ngjarja.
  • Kufizo kontaktin me median në një apo dy herë në ditë. Njerëzit e ekspozuar duhet të gjejnë një kuptim për cka ndodhi dhe për këtë arsyre kalojnë shumë kohë duke parë lajme; sidoqoftë, është e domosdoshme të mbrojmë veten nga ekspozimi i tepërt ndaj medias.
  • Zgjidh kanalet zyrtare si burim infrmacioni, si Organizata Botërore e Shëndetësisëdhe udhëzimet e saj për higjenën.

Mbaj mend se një mendësi positive dhe shmangia e mendimeve të këqija të ndihmon ty dhe shoqërinë.

UDHËZIME PËR FËMIJËT

Situatat ‘‘Emergjente’’ (kur ngjarje të rënda kritike na prekin ne), kanë një ndikim të madh  emocional mbi individin dhe komunitetin. Viktimat e një ngjarje traumatike përjetojnë çrregullim mendor dhe emocional. Ato janë në një alarm të vazhdueshëm kur rrezikohet ndjenja e sigurisë.

Fëmijët dhe të rriturit mund t’i përballojnë mirë situatat e vështira në qoftë se marrin mbështetjen e duhur. Reagimet ndaj ngjarjeve traumatike mund të jenë të shumta. Nuk ka një mënyrë të saktë apo të gabuar se si ndihemi dhe si shprehim dhimbjen apo shqetësimin. Në momente rreziku, fëmijët kanë nevojë të konsultohen me kujdestarët e tyre, megjithatë, kur kujdestarët gjithashtu janë të ekspozuar ndaj të njëjtit event, fëmijët mund t’i vënë re dhe të reagojnë ndaj ndjenjave të forta të të rriturve. Është shumë e rëndësishme që të rriturit të marrin mbështetje emocionale dhe të ndihmohen të menaxhojnë reagimet e tyre normale të stresit dhe të përcjellin kështu te fëmijëve të tyre sigurinë e nevojshme emocionale.

Kur ekspozohen ndaj një ngjarje dramatike, fëmijët i shprehin ndjenjat ndryshe nga të rriturit, sipas moshës dhe fazës së zhvillimit të tyre. Pasi ekspozohen ndaj një situate kronike si kërcënimi i Koronavirus, fëmijët mund të ndjejnë emocione të ndryshme: trishtim, faj, zemërim, frikë, konfuzion dhe ankth. Gjithashtu, si pasojë e izolimit të zgjatur dhe prishjes së rutinës, ata mund të zhvillojnë reagime somatike me simptoma fizike (dhimbje koke, dhimbje në stomak etj).

Individët i manifistojnë këto reagime në mënyrë, kohëzgjatje dhe intensitet të ndryshëm. Procesi i përpunimit është subjektiv, është e mundur që disa fëmijë të përjetojnë vetëm njërën nga këto reagime, ndërsa të tjerët përjetojnë shumë prej tyre në të njëjtën kohë, për një ditë ose për një periudhë më të gjatë.

Më poshtë radhiten reagimet më të zakonshme: 

  • Stresi zakonisht shfaqet në formën e tërbimit dhe irritimit të cilin fëmijët ja drejtojnë të rriturve që janë afër tyre (prindërit, shokët). Mbani mend që inati është një ndjenjë e shëndetshme dhe mund të shprehet në një formë te pranueshme.
  • Mërzitja mund të lidhet me përpjekjen për t’u përshtatur me ritmin e aktiviteteve të edukimit në distancë.Për shkak të pandemisë, disa shteteve u është dashur të mbyllin shkollat, fëmijët duhet të rrinë në shtëpi, dhe procesi i edukimit duhet të vazhdojë online. Mbani mend që ndryshimi radikal i mjedisit mund të gjenerojë konfuzion dhe të përfundojë në përpjekje të lodhshme për të ndjekur instruksionet. Siguroni fëmijët dhe shpjegojuni atyre që këto ndryshime janë sugjeruar nga ekspertët për t’i mbrojtur ata.
  • Dhimbja shprehet përmes sjelljes. Bazuar tek mosha, është e mundur që fëmijët të mos i shprehin shqetësimet e tyre në gjuhë verbale. Ata mund të bëhen nervoz, të kenë probleme me përqëndrimin, me perceptimin e situatave ku kanë qenë të pranishëm, me vizatimin e imazheve që ju sjellin në mendje infeksionin. Ata mund të frikësohen nga gjëra që më parë nuk i frikësonin ose të shfaqin sjellje qe janë tipike për fazat e mëparshme të zhvillimit: ata bëjnë gjëra që bënin në të shkuarën ose luajnë lojra që luanin kur ishin më të vegjël.
  • Vështirësi për të fjetur dhe/ose për të ngrënë. Vështirësi për të fjetur, zgjime të shpeshta dhe makthe, hipersomnia, që do të thotë të flesh për shumë më shumë orë se zakonisht.
  • Mungese energjie. Lodhje, vështirësi në ndërveprimin social dhe tendencë për vetëizolim.
  • Nevoja për më shumë vëmëndje nga prindërit ose kujdestarët. Fëmijët mund të përpiqen të shkëputen nga kujdestarët sepse kanë frikë se diçka e keqe mund t’iu ndodhë atyre, ose të afërmeve të tyre, ose që ata mund të vdesin.

 

Këto reagime janë normale, veçanërisht kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e përditshme dhe në rutinën e përditshme të një fëmije.

 

ÇFARË MUND TË BËNI ME FËMIJËT

  • Shpjegohuni fëmijëve që është normale të ndihen të tronditur, të frikësuar dhe të shqetësuar. Shpjegohuni qëtë gjitha ndjenjat e tyre janë normale (normalizimi dhe vlerësimi i reagimeve)
  • Mos ua mohoni atë që ndjeni, u shpjegoni që është normale, që të rriturit gjithashtu kanë reagime emocionale pas një eventi të tillë të papritur dhe të gjithë reagimet janë normale dhe të menaxhueshme. Mungesa e konformimit krijohet kur shtypim emocionet dhe jo kur i shprehim ato. Kështu fëmijët do të kenë një model dhe do të mësojnë që ata mund të kenë besim tek ju dhe do ju tregojnë për emocionet e tyre.
  • Mos thoni gjëra si: “E di çfarë ndjen”; “Mund të bëhet më keq”; “Mos mendo për atë”; “Do të bëhesh më i fortë për shkak të saj”. Këto shprehje që të rriturit përdorin për të siguruar njërit-tjetrin mund të ndihmojnë shfaqjen e emocioneve dhe ndjenjës së dhimbjes që janë pasoja të eventit katastrofik.
  • Tregoni të vërtetën dhe u qëndroni fakteve. Mos pretendoni sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe as ta minimizoni rëndësinë e të vërtetës. Fëmijët janë vëzhgues të mirë dhe ata do të shqetësohen më shumë nëse vërejnë mospërputhje. Mos ndaloni te pasojat e situatës së Koronavirus, sidomos me femijët e vegjël.

 

  • Përdorni fjalë të thjeshta, të përshtatshme për moshën e fëmijëve, mos i ekspozoni më shumë se duhet ndaj detajeve traumatike dhe lini hapësirë për pyetje. Nëse po përpiqeni t’i përgjigjeni një pyetje që nuk e dini, merrni kohë duke thënë: “Mami nuk e di, ajo do të kërkojë për më shumë informacion dhe kur ta ketë, ajo do të të tregojë, mirë?”.
  • U tregoni fëmijëve që tani ata janë të sigurt dhe gjithashtu që të rriturit janë pjesë e jetës së tyre. Gjithmonë jepni informacione duke i qëndruar realitetit dhe fakteve.

 

  • U kujtoni atyre që ka njerëz të besueshëm që po kujdesen për të rregulluar pasojat ngjarjesdhe që po punojnë që të sigurohen të mos ketë më probleme të tilla.(“E patë se sa shume doktorë po punojnë? Ata janë të gjithë njerëz shumë shumë të mirë që dinë si të ndihmojnë të rriturit dhe fëmijët që kanë probleme).

 

  • Tregohuni të hapur dhe përpiquni të flisni me një zë të sigurt.
  • Lërini fëmijët të flasin për ndjenjat e tyre dhe i siguroni ata që edhe nëse situata është keq, ju mund ta zgjidhni bashkë. Kështu do të jetë më e lehtë të kontrolloni stadin e emocioneve te tyre dhe t’i ndihmoni ata në mënyrën më të mirë.

 

  • Nëse fëmijët kanë shpërthime inati, shprehja e arsyes së inatit të tyre me fjalë mund t’i ndihmojë ata të fitojnë më shumë kontroll duke mësuar si mund ta rregullojnë atë.(“A je i inatosur? A e di që edhe unë jam e inatosur?)
  • Nëse fëmijët shfaqin ndjenja faji, është e rëndësishme t’i siguroni që ata nuk kanë ndikim fare në ndodhinë e kësaj ngjarje dhe që nuk kanë faj. ( “Nuk është faji jot nëse..”).
  • Kufizoni ekspozimin e tyre ndaj medias. Njerëzit që janë prekur nga kërcënimi i Koronavirus, kanë nevojë të gjejnë një kuptim për atë që po ndodh, prandaj shpenzojnë shumë kohë duke kontrolluar lajmet ne TV, Radio dhe Internet. Është e rëndësishme që fëmijët të mos lihen vetëm gjatë shfaqjes së programeve që lidhen me ngjarjen. Mos i ndaloni të shikojnë lajmet, por zgjidhni një moment te ditës deri në 10 minuta që mund t’i shikoni bashkë (duke zgjedhur lajmet paraprakisht) dhe t’i shpjegoni ekzaktësisht atë që thuhet. Fokusoni vëmendjen tek detajet më të sigurta (për shembull, mjekët që po ndihmojnë) dhe jepuni fëmijëve të gjithë kohën që ju duhet për të bërë pyetje.
  • Ruani rutinën e familjes sa më shumë të jetë e mundur. Kjo është e rëndësishme sepse ju jep siguri. Mos u jepni shumë dhurata ose të organizoni aktivitete ekstra. Të mbajturit e rutinës është gjëja më natyrale dhe e shëndetshme që mund të bëni.

Nëse nuk shikoni ndonjë pëmirësim në reagimet e fëmijëve, është e nevojshme të kërkoni mbështetje profesionale, të cilët mund t’iu ndihmojnë të përballeni me stresin e fëmijëve tuaj në mënyrën më të mirë.

SUGJERIME DHE UDHËZIME PËR TË MOSHUARIT

Është normale të kemi frikë; frika na bën të ndjekim udhëzimet e mjekut – si dhe të mos dalim jashtë por të izolohemi – është një lloj frike që na mbron.

MBANI MEND:

Në këto ditë mund të ndiheni të izoluar ose të braktisur, të ndjeni vetmi, ankth, nervozizëm ose konfuzion, dhe mund të keni mendime që përsëriten vazhdimisht.

Këto reagime janë mënyra sesi mendja juaj po reagon ndaj stresit.

Ne duam t’ju shpjegojmë se qëndrimi në shtëpi ju është kërkuar si një mënyrë për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Ndjekja e saktë e udhëzimeve ju lejon të ndihmoni miqtë, të afërmit dhe gjithashtu punonjësit e ndihmës se parë, të cilët janë angazhuar me ata persona që kanë shumë nevojë për ndihmë.

  • Informacioni është i rëndësishëm. Është më mirë të merrni informacion vetëm nga burimet institucionale, si Organizata Botërore e Shëndetit.
  • Ndiqni rregullat higjenike të caktuara nga institucionet dhe sistemi shëndetësor i vendit tuaj.
  • Ka mundësi të ndjeni:
  • Izolim ose braktisje
  • Vetmi
  • Irritim
  • Konfuzion
  • Ankth
  • Të keni mendime që përsëriten vazhdimisht

Këto janë të gjitha reagime normale ndaj një situate stresuese si ajo që po përjetojmë me rrezikun e koronavirus-it.

  • Fikni televizorin, radion dhe internetin. Zgjidhni vetëm një ose dy momente gjatë ditës për të kontrolluar lajmet.
  • Ruani rutinën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Angazhimi lejon uljen e tensionit. Për shembull, përgatisni pjata tradicionale nëse ju pëlqen gatimi; punoni me shtiza, lexoni një libër, pastroni shtëpinë ose lani makinën tuaj.
  • Bëni aktivitet fizik. Disa ushtrime të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të flini gjumë.
  • Hani sa më rregullisht të jetë e mundur.
  • Bisedoni dhe kaloni kohë me familjarët dhe miqtë tuaj. Komunikimi mund te bëhet në mënyra të ndryshme! Pyesni ata që dinë, t’u mësojnë se si bëhet një thirrje me video ose si ta përdorni WhatsApp-in.
  • Bisedoni me dikë tek i cili keni besim për shqetësimet, problemet dhe ndjenjat tuaja. Zgjidhni ata njerëz me të cilët mund të bisedoni për gjëra pozitive. Emocionet pozitive ju ndihmojnë.
  • Bisedoni me të tjerët. Tregojuni nipërve dhe mbesave tuaj për fëmijërinë tuaj, si e kalonit kohën kur nuk kishte tablet, videogame dhe internet.