KORONAVIRUS: guide per profesionistët e shendetit mendor

Në momentet emergjenciale komuniteti i profesionistëve të shëndetit mendor bashkëpunon për të dhënë informacionet e nevojshme për tu përballur me situatën dhe ndihmon në diskriminimin e fake news ose informacioneve që ekspozojnë drejtë panikut.

Ju këshillojmë të mbroheni dhe të lexoni website zyrtar:
1) Ministria e Shëndetësisë
2) Urdhri i Psikologut
3) Shoqata e Psikotraumatologëve Emdr Albania
Frika, humbja e kontrollit, padukshmeria e rrezikut ekspozojnë sistemin imunitar perballë një probabiliteti më të lartë për tu sëmurë, është shumë e rëndësishme ti përmbahemi rregullave individuale, të higjenës dhe komunitare.
MOS HARROJMË: Stresi aktivizon acarimin, inatin, dëshpërimin gjithashtu aktivizon në mënyrë të tepërt sistemin, çrregullon ritmin e gjumit dhe të përqendrimit, duke u berë kronik ul aftesinë e trupit për tu përballur me rrezikshmërinë.

Humbja e kontrollit shkakton panik ose mos interesim dhe shmangie: reagime te cilat nuk na mbrojne ne keto situata, te informohemi ne menyren e duhur mbetet parandalimi me efikas!

Nje virus mikroskopik, i padukshem ne gjendje te shkaktoje panikun ne çdo vend te globit, pikerisht aspekti i pa dukshmerise krijon frike tek njerzit.

Qënijet njerzore gjithmone jane ndjere te pafuqisheme perballe nje rreziku te padukshem, Kjo eshte dhe arsyeja Pse vazhdimisht jane ne kerkim te sherimeve nga viruset Edhe Kur Nuk ka situata alarmante.

Ajo qe dime qe Jo vetem ne Wuhab, Por dhe në Itali, shteti me i afert me ne, janë mare te gjitha masat parandaluese, izoluese dhe sheruese. Edhe ne Shqiperi ndryshe nga ajo çfare thuhet Qendra Kombetare e Urgjences Mjekesore ka mare te gjitha masat per tu perballur ne te ardhmen Nese do te kete raste.

Por çfare tjeter krijon panik?

Gripi vs CoronaVirus: Ajo qe Po ndodh eshtë qe qytetaret po shkëmbejne sinptomat é gripit me friken é Coronavirusit

Ajo qe Duhet te dimë eshte qe Deri tani shume jane te prekurit Por nje perqindje shume e ulet e personave me Coronavirus kane humbur jeten!

Si çdo periudhe é virozave mjeket po mundohen te nderhyne per sherimin é pacienteve, Por si çdo situate rreziku, parandalimi mbetet arma me efikase.

Çfare Mund te bëjme konkretisht?

  1. Lajme me shpesh duart me sapun
  2. Kollitja dhe é tështira Duhet te behen brenda nje shamije nje perdorimshe
  3. Mbrohuni dhe mbani distance nga njerzit me sinptoma gripale
  4. Nese vini re qe i keni te gjitha sinptoma dhe ndjeheni pa energji dhe me marrje mendsh kontaktoni ambulancen, por mos dilni Nga shtepia juaj.
  5. Mos Dini ne ambiente plot me njerez

Si ta ruajmë veten:

1.Të respektojmë normat e higjenës sipas ministries së shëndetësisë
• lajmë shpesh dura
• shmangim kontaktin e afërt personat e semurë
• shmangim perqafimet dhe dhënien e dorës
• mbajmë min 1mt largësi me personat e tjerë
• kujdesemi per higjenen e frymëmarrjes
• mos perdorim objekte të përbashkëta
• mbrojmë gojën, hundët dhe sytë
• higjenizojmë shtëpinë apo vendin e punës me alkol apo dizinfektues
2. Të mbahemi të informuar duke lexuar apo degjuar lajmet, por të caktojmë vetem dy momente gjatë ditës për të limituar mbingarkesen e informacioneve
3. Mos fokusohemi vetem te emergjenca, por të flasim edhe për gjëra të tjera.
Të caktojmë momente specifike për të biseduar për argumentin stresues, mundesisht jo ne prezence te femijeve.
4. Të kemi kujdes per menyrën e komunikimit me personat e tjere.
Te mundohemi te shprehemi sa më qete: në menyrë të sigurtë, të qartë dhe duke ruajtur rrespektin per njeri- tjetrin.
5. Nese e kemi mundesine te ruajme sadopak oraret e punes dhe jashte orarit.
T’i dedikojmë kohë aktiviteteve të këndshme sportit dhe kontaktin me natyrën, duke shmangur vendet me shume njerez.
6. Ta shprehim si ndihemi, në qoftëse jemi të lodhur, te mbingarkuar, ose të trembur për diçka.
Të flasim me të afermit, te degjojme ato qe kane nevoje.
7. Ti japim mundesi trupit te shkarikoje tensionin duke bere aktivitet ne menyre qe dhe gjumi te jete I qete (ushtrime ne shtepi edhe bashke me femijet).
8. Te ushqehemi shendetshem (uje, fruta) mos perdorim alkol apo substance sepse ulim mbrojtjen e imunitetit.

Si te komunikojne profesionistet e shendetit mendore me pacientet per gjendjen e shkaktuar nga: COVID-IT19

(Nese profesionisti ndjen pasiguri mbi gjendjen te komunikoje nje koleg te besuar ose te kontaktoje me Emdr Albania)

Un jam me ty Por ne Distance:

Nese punoni ne ambiente te frekuentuara me shume njerez ndoshta ne ditet ne vijim duhet te pezulloni seancat dhe te jepni mundesine e mbeshtetjes on-line                  

  (skype therapy)

POR NESE PUNONI NE AMBIENTE KU PREZENCA JUAJ ESHTE E NEVOJSHME OSE E DETYRUAR, ATEHERE DUHET TE KUJDESENI:
1.TË JEMI PROAKTIV: parashikimi i pyetjetjeve dhe nevojave ushqen besimin.
2.MOS TE FOKUSOHEMI TEK HUMBJET : te sheruarit , te pa prekurit, perqindjet e ulta te vdekjes.
3. EMPATIA DHE MIREKUPTIMI: ndjenja e frikës është mëse normale, te shpjegojme gjendjen psiko-fizike dhe efektet e frikes
4.PUNONI MBI PASIVITETIN: sygjeroni aktivitete që ushqejnë shendetsine dhe mireqenjen
5.MOS TE VETEGJYKOHEMI: cdokush mund te behet i paduruar, por egziston gjthmone menyra per te riparuar dhe kerkuar falje
6.SINQERITET DHE NDERSHMERI: te arsyetohen faktet pa nxitur ankthe jo te domosdoshme
Punonjesit e shendetit mendor duhet te shmangin:
1.REAGIMI ME SJELLJE MOHUESE: strategji jo efikase ne aspekt afatgjate
2.FOKUSIMI MBI RASTET NEGATIVE
3.DISTANCIMI ME PACIENTIN shpjegime shume teknike qe ai ka veshtiresi te kuptoje
4.PERDORIMI I THENIJEVE TE ZAKONSHME PERGJITHESORE: pacienti ka nevojë për komunikim real dhe sinqeritet
5.MOHIMI i SË DREJTËS SË NDJENJAVE EMOCIONALE :mos e minimizoni realitetin

Si te sillemi me femijet?

– KESHILLA PER PRINDERIT DHE PERSONAT QE KUJDESEN PER TO
1. INFORMACIONE TË QARTA DHE TË VERTETA sipas moshës së tyre dhe aftësitë e tyre për kuptim.
2. PREZENCA E PRINDËRVE DHE TË AFËRMVE u jep atyre një ndjenjë sigurie dhe i mbron nga ekspozimi i tepërt i fytyrave të frikësuara.
Besimi ndaj të afërmve është i domosdoshëm: nuk i qetësoni dot fëmijët pa arritur të qetësoni veten!

POR CILAT FJALE TE PERDORIM ME FEMIJET?

Te Jemi te sinqerte! Ti themi qe te gjithe kemi frike, Frika eshte nje emocion qe na sherben shume per tu perballur me veshtiresite, na tregon qe ka nje rrezik dhe ne Duhet te gjejme nje menyre per tu perballur.
Ti themi qe virusi i vogel na ben te kemi nje grip me kollitje, temperature, humbje energjie dhe meqenese eshte ne forme kurore na ben te ndjejme Edhe dhimbje koke é shpesh here te kemi mendime te frikshme. Por Edhe qe ne fund te fundit eshte nje grip nga i cili luftojne dhe Ja dalin 98% te personave!
Keshtu gjigandi njeri Ja ka dale gjithmone perballe atyre krijesave te padukshme, shkenctaret dhe mjeket po punojne ne te gjitha shtetet per te gjetur ilçin qe mund te na sheroje, Nuk jemi vetem e gjithe bota po ndihmon njeri tjetrin dhe ashtusi Ja dolem pas frikes se padukshme te termetit do Ja dalim dhe tani.
E di qe shume gjera po ndodhin kohet é fundit, por ne historine é njerzimit ja kemi dale gjithmone ne te kaluaren é larget njerzit kan kaluar epidemia e luften, e madje mbas nje lufte, jemi ngriturit ne kembe, kemi qene gjithmone e me te pergatitur per rrezik un e kemi arritur te krijojme ilace qe na ndihmojne te mbrohemi.
DERI TANI NUK KA AKOMA NJE ILAC QE VRET VIRUSIN COVID-IT19 NDOSHTA AJO QE DUHET TE BEJME ESHTE TE PERGATISIM TRUPIN DHE MENDJEN TONE PER TU PERBALLUR ME VIRUSIN E PADUKSHEM DHE AJO QE NA MBRON NGA AI JANE GJERAT QE NE KEMI: NESE KUJDESEMI PER VETEN DHE PERSONAT QE KEMI AFER, NESE VENDOSIM TRUPIN TONE NE SIGURI NEPERMJET HIGJENES DHE USHQIMIT TE SHENDETSHEM, NESE KETE KOHE E PERDORIM PER TE NDENJUR ME FEMIJET DHE PERSONAT E AFERM, TRUPI DHE MENDJA DO TE BASHKEPUNOJNE PER TE MPOSHTUR SEMUNDJEN
MOS HARROJME FRIKA, KAOSI DHE INATI ULIN MBROJTJEN E IMUNITETIT, KURSE EMOCIONET POZITIVE E MBROJNE ATE
Rregullorja eshte  nje perpunim i Emdr Albania duke u bazuar  edge ne disa informacione te Emdr Italia.

Pune te mbare nga Emdr ALBANIA