Emdr

CFARE ESHTE EMDR?

EMDR (nga anglishtja Eye Movement Desensitization and Reprocessing) , Desensibilizim dhe rielaborim përmes lëvizjeve okulare) është një qasje terapeutike për trajtimin e traumave dhe problemeve të lidhura me stresin, veçanërisht me stresin post- traumatik. EMDR fokusohet në kujtesën e përvojës traumatike dhe është një metodologji e plotë që përdor lëvizjet okulare apo forma të tjera të stimulimit të alternuar djathtas / majtas për trajtimin e çrregullimeve të lidhura drejtpërdrejt me përvojat traumatike ose veçanërisht stresuese nga pikëpamja emocionale. Pas një ose më shumë seancave EMDR, kujtimet shqetësuese që lidhen me ngjarjen traumatike kanë një
desensibilizim, ata humbasin ngarkesën negative emocionale. Ndryshimi është shumë i shpejtë, Pavarësisht nga vitet që kanë kaluar nga ngjarja. Imazhi ndryshon në përmbajtje dhe në mënyrën se si ajo shfaqet mendimet ndërhyrëse zakonisht zhduken, duke u bërë më adaptive nga një pikëpamje terapeutike dhe emocionet dhe ndjesitë fizike ulen në intensitet.

Elaborimi I përvojës traumatike që ndodh me EMDR lejon pacientin, përmes desensibilizimin dhe ristrukturimit konjitiv që ndodh, të ndryshojë perspektivën, duke ndryshuar vlerësimet konjitive për veten, duke përfshirë emocionet e duhura për situatën përveç eliminimit të reagimeve fizike.

Nga një pikëpamje klinike dhe diagnostike, pas trajtimit me EMDR pacienti nuk ka simptoma tipike të çrregullimit të stresit post-traumatik, pra nuk shfaqen më aspektet ndërhyrëse të mendimeve dhe kujtimeve, sjelljet shmangëse dhe hyperarousal neurovegjetative ndaj stimujve që lidhen me ngjarjen, perceptuar si rrezik. Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është fakti që pacienti diskriminon më mirë rreziqet reale nga ato imagjinare të kushtëzuara nga ankthi.

Ndihet se vërtet kujtimi i përvojës traumatike është pjesë e së kaluarës dhe për këtë arsye përjetohet në mënyrë të shkëputur. Pacientët në përgjithësi raportojnë se, duke menduar sërisht për ngjarjen, e shohin atë si një "kujtim të largët", jo më shqetësues apo të ngarkuar nga këndvështrimi emocional. Pas EMDR pacienti kujton ngjarjen, por përmbajtja është tërësisht e integruar në një perspektivë më adaptuese. Eksperienca përdoret konstruktivisht nga individi dhe është i integruar në një skemë pozitive konjitive dhe emotive. Pra, pacienti realizon lidhjet e asocimet e përshtatshme, ajo që është e dobishme është mësuar dhe ruajtur me emocionin përkatës dhe është në dispozicion për përdorim në të ardhmen.

 

CILAT JANË BAZAT E EMDR?

Qasja EMDR, e përdoruar nga një numër gjithnjë e në rritje psikoterapeutësh në mbarë botën, bazohet në modelin e elaborimin adaptuese të informacionit (AIP). Sipas AIP, ngjarja traumatike pe ërjetuar nga subjekti është ruajtur në kujtesë së bashku me emocionet, perceptimet, njohuritë dhe ndjesitë fizike shqetësuese që kanë karakterizuar atë kohë. Të gjitha këto të dhëna të ruajtura në mënyrë
jofunksionale, mbeten "të ngrira" brenda rrjetave nervore dhe nuk mund të lidhen me rrjetet e tjera me informacione të dobishme. Informacionet e "ngrira" dhe të mbyllura në rrjetet nervore, duke mos patur mundësi të elaborohen, vazhdojnë të shkaktojnë parehati tek subjekti, deri në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si çrregullimi të stresit post-traumatik (PTSD) dhe çrregullime të tjera psikologjike. Plagët e ngjarjeve më të dhimbshme, në fakt, nuk zhduken lehtësisht nga truri: shumë persona vazhdojnë edhe
pas shumë vitesh të vuajnë nga simptoma që i kushtëzojnë mirëqënien dhe I ndalojnë ata të kenë një jetë të re.

Qëllimi i EMDR është rivendosja e procesit natyror të elaborimit të informacioneve të ruajtura në kujtesë për të arritur një zgjidhje adaptive nëpërmjet krijimit të lidhjeve të reja më funksionale. Pasi të ketë ndodhur kjo, pacienti mund ta shohi ngjarjen shqetësuese dhe veten nga një perspektivë të re. EMDR i konsideron të gjitha aspektet e një eksperience stresuese ose traumatike, si ato konjitive dhe
emotive, ashtu sikurse ato sjellor dhe neurofiziologjik. Duke përdorur një protokoll të strukturuar, terapisti udhëzon pacientin në përshkrimin e ngjarjes traumatike, duke e ndihmuar atë të zgjedhi elementët e rëndësishëm shqetësues . Në fund të seancës EMDR, kur procesi i rielaborimit ka arritur zgjidhjen adaptuese, eksperienca përdoret në mënyrë konstruktive nga personi dhe është integruar në
një skemë konjitive dhe emotive pozitive. Pra, nëpërmjet trajtimit me EMDR është i mundur lehtësimi i vuajtjes emocionale, të lejohet riformulimi i besimeve negative dhe të zvogëlohet arousal-i fiziologjik i pacientit.

Kjo qasje është gjithashtu efektive me pacientët të cilët kanë vështirësi në verbalizimin e ngjarjes traumatike që kanë përjetuar. EMDR, në fakt, përdor teknika që mund ti ofrojnë pacientit më shumë kontroll ndaj përvojave të ekspozimit (për shkak se nuk bazohet në ndërhyrjen verbale), dhe që mund ta ndihmojnë në rregullimin dhe në menaxhimin e emocioneve të forta që mund të lindin gjatë fazës së elaborimit.

 

EMDR SI NJË QASJE EVIDENCE-BASED

Në harkun e tre dekadaVE që nga zbulimi I saj, nga hulumtuesja amerikane Francine Shapiro, EMDR-ja ka marrë konfirmimin shkencore më shumë se çdo metodë tjetër e përdorur për trajtimin e traumave. Sot ajo është e njohur si një metodë evidence based për trajtimin e çrregullimeve post-traumatike, e miratuar, ndër të tjera, nga American Psychological Association (1998-2002), nga American Psychiatric
Association2004), nga International Society for Traumatic Stress Studies ( 2010) dhe nga Ministria Italiane e Shëndetësisë në vitin 2003. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në gusht 2013, e njohi EMDR-në si një trajtim efektiv për trajtimin e traumave dhe çrregullimeve të lidhura me to.

Efikasiteti i EMDR është shfaqur në të gjitha llojet e traumave, si për Çrregullimin e Stresit Post- Traumatik ashtu si për traumat e vogla. Hulumtimet e fundit tregojnë se, nëpërmjet përdorimit të EMDR-së, njerëzit mund të përfitojnë nga efektet e një psikoterapie që më parë do ti duheshin vite për të bërë ndryshimin. Hulumtimet kanë treguar se midis 84% ​​dhe 90% të pacientëve që raportonin eksperiencën e një ngjarje të vetme traumatike nuk shfaqnin më simptoma të një Çrregullimi të Stresit Post traumatik pas vetëm tre seancave EMDR, 90 minuta secila. Efektiviteti i EMDR-së në trajtimin e PTSD është tashmë i njohur dhe dokumentuar gjerësisht, por aktualisht EMDR-ja është një qasje terapeutike e përdorur gjerësisht edhe për trajtimin e patologjive të ndryshme dhe çrregullimeve psikologjike.

Falë rëndësisë që ngjarjet traumatike (qofshin trauma të vetme që janë kumulative dhe relacionale) kanë në zhvillimin e patologjivë të ndryshme, bëhet e rëndësishme të përballohen përmes një qasjeje që merr parasysh dhe arrin të ndërhyjë në origjinën traumatike të çrregullimeve të tilla.

Hulumtimi në lidhje me EMDR-në është një nga të parat ku janë evidentuar ndryshimet neurobiologjike që ndodhin gjatë çdo seance psikoterapie, duke e bërë EMDR-në trajtimin e parë psikoterapeutik me efikasitet të provuar neurobiologjik. Zbulimet në këtë fushë konfirmojnë lidhjen midis rezultateve klinike të kësaj terapie dhe disa ndryshimeve në nivel të strukturave dhe të funksionimit celebral.