Bordi Drejtues

emdr bordi

Bordi Drejtues Emdr Albania eshte i perbere nga 5 persona. Emerimet ne borderin Emdr Albania

# Emri
Presidente Besarta Taci
Zv, Presidente Raul Bartozzi
Pergjegjese shkencore Rodinela Qendraj
Pergjegjese komunikimit Gigliola Haveriku
Pergjegjese me istutucionet Blerina Karaj

*Bordi Drejtues Emdr Albania 2018

BORDI EMDR ALBANIA

EMDR Albania është një shoqatë e themeluar në Shqipëri në vitin 2016. Shoqata u themelua për të përmbushur dy qëllime kryesore: së pari, mbështetjen psikologjike të individëve me probleme të shëndetit mendor dhe së dyti, formimin e profesionistëve të shëndetit mendor në terapinë EMDR. EMDR Albania u krijua për të sjellë një model europian shërbimesh ndaj individëve dhe komunitetit, me standarde të larta etike dhe integritet profesional.Stafi i shoqatës përfshin profesionistë, me kompetenca dhe eksperienca profesionale, të përvetësuara ndër vite me persona në nevojë.Anëtarët e shoqatës u përkasin të gjitha krahinave shqipfolëse në Ballkan (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni).

Shoqata EMDR Albania synon të arrijë këto objektiva:

  • Formim teorik dhe praktik në terapinë EMDR të profesionistëve të shëndetit mendor (psikologë, psikoterapistë, punonjës socialë, mjekë, etj.).
  • Formim teorik dhe praktik të profesionistëve të fushës në çështjet dhe shqetësimet e lidhura me shëndetin mendor.
  • Këshillim, psikoterapi, terapi dhe mbështetje psikosociale dhe ligjore për individët me shqetësime të shëndetit mendor.
  • Këshillim, terapi dhe mbështetje falas për individët në kushte të vështira ekonomike.
  • Nxitje dhe promovim të shëndetit mendor në nivel individual dhe komunitar.
  • Bashkëpunim me disiplina të tjera akademike dhe të shëndetit, në dobi të shëndetit mendor.
  • Bashkëpunimin vullnetar me institucionet shtetërore në periudha krize dhe emergjence, duke ofruar ndërhyrje të specializuar.

Shëndeti mendor është një e drejtë universale që duhet ta gëzojnë të gjithë, pavarësisht nivelitF socialekonomik të individëve. Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të trajtohen, ndaj EMDR Albania, si pjesë e EMDR Europe, nuk mund të heshtë përballë situatave të vështira që kalojnë qytetarët shqiptarë, të cilët shpesh nuk menaxhohen nga asnjë institucion lokal. Prandaj, shoqata jonë ofron këshillim psikologjik dhe ligjor falas në raste krizash dhe emergjencash. Shpresojmë që stafi ynë të rritet dita-ditës me profesionistë të fushave të ndryshme, për të arritur një shërbim të përshtatshëm për individët në nevojë.