Revista Emdr Albania

Me dt 15 Tetor 2018 prezantohet publikimi i parë i revistës shkencore “Psikoterapia EMDR”, botim i shoqatës “EMDR Albania”.

Ky numër përmbledh artikuj shkencorë mbi efikasitetin e terapisë EMDR në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme, te të rriturit dhe fëmijët. Njëherësh, ai paraqet ecurinë e EMDR-së në trevat shqipfolëse, duke sjellë raste të trajtuara me sukses përmes kësaj terapie.
Tashmë, EMDR ka dhënë prova se nuk është më një trajtim i bazuar në evidenca (evidence-based) vetëm për stresin post-traumatik (PTSD), por edhe për shqetësime të tjera të shëndetit mendor, nga depresioni te skizofrenia. Revista përmbledh listën e terapistëve EMDR në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, sipas qyteteve dhe kriteret sesi mund të bëheni terapist EMDR. Kjo reviste eshte nje mundesi e mire per tu njohur me Shoqaten Emdr Albania, punen dhe projektet te zbatuara ne keto dy vite dhe 60 antaret (Terapistet Emdr) e saj.
Revistën e gjeni pranë qendrës së EMDR në Tiranë. Lediona Braho eshte kujdesur për përzgjedhjen e një pjese të mirë të materialeve teorike dhe redaktimin e revistës. 

Nje falenderim i veçante per kolegen Lediona Braho e cila me devotshmeri dhe  perkujdesje totale ka punuar per krijimin dhe zhvillimin e  kesaj reviste, duke perzgjedhur materialet qe ju do te lexoni.

Lediona Braho është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën Psikologji dhe në profilin Psikologji Klinike (2015). Ka kryer praktikën profesionale në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” (2014-2015) dhe internship nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (2015) në qendrën “Pëllumbat” me fëmijë me aftësi të kufizuar. Është trajnuar në terapinë ABA (Applied Behavior Analysis; 2017) dhe në qasjen psikoterapeutike EMDR (2017-2018). Aktualisht punon si psikologe e fëmijërisë së hershme (0-3 vjeç) në disa çerdhe publike në Tiranë dhe privatisht me të rritur me shqetësime të Ankthit dhe Depresionit. Gjithashtu, punon si asistente lektore në degën e Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, ku asiston lëndët “Hyrje në Psikodiagnostikë” dhe “Histori e mendimit psikologjik”.

Publikimi i kësaj reviste paraprin një ngjarje të rëndësishme për psikoterapinë EMDR në veçanti dhe psikoterapinë në Shqipëri, në përgjithësi: “Konferencën e Parë Ndërkombëtare EMDR Albania”, e cila do të zhvillohet më datë 17 nëntor.