CRREGULLIMET E TE USHQYERIT

Dietë dhe psikikë

Momenti i të ushqyerit ka marë, tek njeriu, gjithmonë kuptime që shkojnë përtej funksionit ushqyes. Nuk ekziston situatë më komplekse, për implikacionet e tij shoqërore, fetare, psikologjike, se ajo ushqyese; lloji jonë, në fakt, ka transformuar nevojën primare për tu ushqyer , në një mundësi shkëmbimi dhe marrëdhënieje. Për më tepër, në ndryshim nga qëniet e tjera frymore, që kujdesen të mbrojnë ushqimin e tyre nga grabitqarët, qëniet njerëzore i pëlqen të hajnë në grup: ndarja me njeri tjetrin  momentin e vaktit është një institut kulturor thellësisht e rrënjosur, një zakon i pasur me kuptim, ku mund të gjurmohen rregulla, rite dhe zakone.

Vëmëndja ndaj trupit

 Në një kontekst ku ushqimi dhe të ushqyerit mbartin kuptime kaq të shumta, është e lehtë të kuptohet se sa implikacione psikologjike mund të përcillen.

Vëmëndja ndaj trupit , për format e tij dhe peshën si pasojë direkte , në fakt , është një fenomen psikologjik, afektiv, social dhe kulturor që ka prekur në mënyre të veçantë historinë e botës perëndimore këto dekadat e fundit. Tendenca për të përdorur trupin për të shprehur një pakënaqësi psikologjike, nëpërmjet sjelljeve të të ushqyerit disfunksional që mund të marrin edhe trajta patologjike , është bërë një realitet gjithmonë e më i përhapur në shoqërinë ku jetojmë, aq sa konsiderohet si një emergjencë e vërtetë në fushen sociale ashtu edhe sanitare.

Shpërthimi dhe njohja e këtyre formave të reja të shqetësimit psikologjik, që lidhen ne njëcontinuum ku në dy ekstreme takohen dobësim ekstrem ose obezitet, futen në brëndësi të një konteksti social që tregon , në brëndësi të saj, një kontradiktë të thellë: mga një anë në fakt, jemi duke asistuar një revolucion të imagjinuarit të prototipit të femrës ideale, që është spostuar drejt ekzaltimit të një dobësimi gjithnjë e më të madh, dhe nga ana tjetër, ushqimi është bërë më i pasur, më i bollshëm, me një ftesë të vazhdueshme për të tejkaluar.

Rëndësia sosiale e kësaj problematike është përkrahur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Sipas raportit zyrtar, në fakt, në popullsinë e përgjithshme të moshës mbi 18 vjeç dhe të seksit femëror janë vlerësuar normat e prevalencëslifetime 0.9% për anoreksinë nervore, 1.5% për buliminë nervore dhe 3.5% për bing eating disorder. Incidenca e anoreksisë nervore është vlerësuar në të paktën 8 raste të reja për 100.000 femra në një vit, ndërsa për buliminë nervore është të paktën 12 raste të reja për 100.000 femra në një vit. Në studime të zhvilluara në pupullsi klinike, meshkujt përfaqësojnë 5-10% të rasteve me anoreksi nervgore, 10-15% të rasteve me bulimi nervore dhe 30-40% të rasteve të binge eating disorder.

Një nga publikimet e fundit të Sim et al. të 2013 “Eating disorders in adolescents ëith a history of obesity” tek gazeta e American Academy of Pediatrics tregon se fëmijët me obezitet janë në rrezik të madh për të zhvilluar çrregullime të të ngrënit të rënda si anoreksia dhe bulimia dhe të tjera si PICA ( gëlltitja e substancave jo ushqimore) , çrregullim I ripërtypjes, çrregullimi shmangës/kufitar të marrjes së ushqimit, çrregullimi i binge eating. Organizmi njerëzor, në fakt, gjatë evolucionit është stërvitur ta durojë urinë , por është padyshim më pak I përgatitur të përballoje bollëkun dhe disponibilitetin e ushqimit. Nga këtu përhapja e dietave për t’iu përshtatur modeleve estetike dominuese, edhe falë rritjes së informacionit (shpesh herë e pamjaftueshme dhe jo korrekte) mbi argumentin.

 

Shkaqet e çrregullimit

Duke patur parasysh rëndësinë , nga pikëpamja sociale, të kësaj kornize klinike, literature shkencore që merret me hetimin e kësaj tematike pyetën shkaqet e mundshme të fillimit dhe mbajtjes së një çrregullimi kaq shqetësues.

Studimi I felliti et al. të 2003, i drejtuar në bshkëpunim me Observatorin epidemiologjik të Kaiser Permanente, ka evidentuar se si problemet e obezitetit kanë shpesh origjinë në eksperiencat traumatike të ndodhura gjatë fëmijërisë. Nëpërmjet intervistave të cilat hetonin historinë e jetës së pacientëve obez, grupi I kërkimit Felliti ka mundur të vejë re se si shumë nga këto subjekte kanë filluar të përdorin ushqimin dhe të ushqyerin si formë vetë-kurimi dhe vetë-rregullimi për të përballur ngjarje të jetës veçanërisht stresuese dhe shqetësimin psikologjik të gjeneruar prej tyre. Gjëja më interesante ka qenë fakti se këto ngjarjet negative të jetës takoheshin sidomos në 18 vitet e para të jetës.

Në vitet e fundit literature që heton faktorët e rrezikut të origjinës traumatike në zhvillimin e çrregullimeve të të ngrënit kanë evidentuar, në mënyrë të veçantë një lidhje kuptimplotë mes abuzimit seksual dhe anoreksi nervore dhe bulimi nervore. Është gjetur edhe një lidhje mes abuzimeve seksuale, fizike, psikologjike dhe lënja pas dore gjatë fëmijërisë dhe shfaqjen e sjelljeve bulimike dhe të eliminimit gjatë rrjedhës së jetës.

Një tjetër studim i bërë nga Lejonclou et.al në 2014 ka hetuar praninë e ngjarjeve të jetës të disfavorshme (eksperienca traumatike si braktisje, lënie pas dore, dhunë dhe abuzime) në një kampionim subjektesh me çrregullime të të ngrënit dhe ka evidentuar se si ky grup subjektesh kishte eksperimentuar një numër me të madh ngjarjesh potencialisht traumatike gjatë rrjeshës së jetës sesa kampionimi jo klinik.

Në mënyrë të veçantë rezultatet kanë treguar që subjektet me çrregullime të të ngrënit kishin një probalitet më të madh të kishin eksperimentuar , gjatë viteve të para të jetës, trauma të përsëritura të llojit ndërpersonal.

Faktorët mjedisor

Së fundmi, DSM V Manuali Diagnostikues i Çrregullimeve Mendore (American Psychiatric Association)  2013 sjell si faktorë rreziku mjedisor për çrregullimet e të ngrënit:

  • Situatajete stresuese dhe probleme në marrëdhënien prindër-fëmijë si faktorë predispozues tek fëmijët e vegjël dhe shumë të vegjël;
  • Bashkëveprimi prind-fëmijë mund te kontribuojë në problemet e të ushqyerit të fëmijës ose ti përkeqqësojë. Mund të ketë bashkëjetesë psikopatologjie tek prindërit, ose abuzim ose braktisje në moshë infantile dhe këto janë faktorë që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve të të ngrënit;
  • Ankthi familjar, ngjarje të jetës stresuese, kushte ndërpersonale stresuese predispozojnë në fillim e çrregullimit. Ndër faktorët të rrezikur mjedisor shënohet edhe fakti që subjektet të cilët gjatë fëmijërisë kanë përjetuar abuzime seksuale apo fizike kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar këtë patologji.

Siapas teorive të fundit mbi memorien, në fakt, eksperiencat traumatike që furnizojnë bazat për një patologji të ardhshme janë ruajtur në brëndësi të sistemit mnemik në një formë jo të elaboruar , bashkë me ngarkesën emocionale, në ndjesitë fizike dhe në besimet negative irracionale me të cilat lidhet. Bëhet e nevojshme të evidentohet një metodë psikoterapike që të ndërhyjë drejtpërdrejt në eksperienca të tilla të hershme traumatike, për të mundësuar elaborimin dhe zgjidhjen e duhur, duke shkuar në këtë mënyrë në ndërhyrjen direkte tek faktorët e rrezikut në bazë të fillimit dhe mbajtjes së vetë çrregullimit.

 

Trajtimi i patologjive

Në bazë të këtyre të dhënave rezulton e dukshme sesi trajtimi i këtyre patologjive është shumë kompleks dhe i artikuluar. Në dritë të këtij kompleksiteti bëhet e rëndësishme ti referohesh një qasjeje evidence-based të përqëndruar tek stresi dhe trauma dhe gjerësisht e njohur nga komuniteti shkencor si EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) që të veproi tek eksperiencat që përbëjnë bazën e patologjive dhe çrregullimeve të të ngrënit.

Përdorimi i metodës EMDR nëpërmjet protokollit në tre pjesë (e shkuara, e tashmja, e ardhmja) i mundëson terapistit, të formulojë një plan terapik që i lejon pacientit, i cili prezanton vështirësi për të cilat u fol nga pikpamja e të ngrënit , të elaboroi kujtimet traumatike të fshehura, të aktivizoi strategjitë e coping të përshtatshme për të menaxhuar çrregullimin dhe për të shmangur relapsin.

Sot efikasiteti i EMDR në trajtimin e e çrregullimeve të të ngrënit dhe dobishmëria e saj klinike kanë qënë gjerësisht të suportuara nga shumë case study në fushën klinike. Në literaturë janë të pranishëm studime që kanë treguar efikasitetin të kësaj qasje terapike sidomos në punën e imazhit trupor me këtë tipologji pacientësh. EMDR ,gjithashtu, përmendet si trajtim i zgjedhjeve (evidence based) për çrregullimet që lidhen me stresin dhe eksperienca traumatike.(WHO, 2013).

Në bazë të evinceva shkencore të sjellura, rrjedhimisht përshkruhen pikat kryesore për një ndërhyrje të integruar në rastet e të ushqyerit disfunksional , me një vëmëndje të veçantë tek kuptimi psikologjik të ushqimit dhe rolit të familjes dhe të institucioneve gjatë procesit delikat të trajtimit.

  • Ndërhyrje ne nivel psikoedukativ (jo vetëm ushqyes) , të drejtuara familjes dhe kontekstit shkollor , që shoqërojnë fëmijën në vitet e para të jetës. Ndërhyrje psikologjike duhet të merret me momentet kryesore kyçe të ushqyerjes dhe të të ngrënit të fëmijës që nga lindja (ushqimimi me gji, pediatri, shkolla etj). Kjo ndërhyrje e hershme mund të bëhet e mundur falë përfshirjes së Institucioneve që ndjekin fëmijën gjatë ciklit të jetës (spitale, shkolla, kujdestarët etj). Në veçanti, ndërhyrja psikologjike duhet të jetë e pranishme gjatë adoleschencës, moshë ku rreziku I fillimit të çrregullimeve të të ngrënit rritet në mënyrë të konsiderueshme.
  • Ndërhyrje parandaluese për obezitetin infantile, më trajtime që përfshijnë ndërhyrje psikologjike efikasiteti i të cilës është mbështetur nga studimi. Është fort këshilluar një ndërhyrje fillestare për të lehtësuar mundësinë e rekuperimit.
  • Ndërhyrje psikologjike i drejtuar popullsisë në përgjithësi, si psikoedukim shëndeti dhe të ushqyeri (rregulla sjellore, zbulim i mekanizmave që rregullojnë nevojën për të ngrënë për arsye emocionale dhe psikologjike etj). Për sa i përket popullsisë në rrezik ose ata të cilët kanë zhvilluar tashmë obezitetin ose një çrregullim të të ngrënit, dieta dhe edukimi ushqimor mund ta rrisin efikasitetin e tyre nëse ndërthuren me ndërhyrje drejtuar eksplorimit të dinamikave psikologjike në bazë të të ushqyerit ekstrem dhe disfunksional si mekanizëm i coping për të përballuar situata stresuese. Për këtë është veçanërisht e rëndësishme të eksplorohet historia e eksperiencave stresuese dhe traumatike të ndodhura vitet e para të jetës ose para fillimit të problemit të ushqimit.

Është e nëvojshme të përdoret një metodë psikologjike dhe psikoterapike që ndërhyn drejtpërdrejtë në eksperienca të tilla traumatike ose stresuese, si faktorë rreziku; është e rëndësishme ti referohesh një metode evidence-based gjërësisht e njohur në nivel në nivel ndërkombëtar dhe garantuar nga OMS në udhëzimet për trajtimin e traumave. EMDR-ja është një metodologji që ka këto karakteristika dhe që aplikohet në psikoterapi për të zgjidhur pasojat e ngjarjeve stresuese dhe traumatike në bazë të çrregullimeve të të ngrënit.

 

Konkluzionet

 Duhet fillimisht të mbahet parasysh roli i psikologut për të lehtësuar ndërhyrjen:

  • në edukimin e shëndetit dhe në një ushqyerje të shëndetshme duke mbajtur parasysh faktorët psikologjik dhe emocional. Nuk ka shëndet pa shëndet mendor;
  • në marrëdhënien nënë-fëmijë që nga momenti i dhënies së gjirit; është e domosdoshme të niset nga marrëdhënia primare që fëmija instauron për atë që kujdeset për të për të parandaluar fillimin e çrregullimit të të ngrënit dhe problemeve ushqimore si obeziteti;
  • në marredhënien e kujdestarit me trupin e tij dhe ushqimin dhe me mënyrat si haet në familjen e origjinës dhe klima emotive në momentet kur familja është në tavolinë, shprehja e dinamikave familjare që mund të jenë faktorë rreziku për problematika ushqimi. Identifikimi i hershëm i simptomave dhe të manifestimeve të çrregullimeve të të ngrënit është e rëndësishme para së çrregullimi të bëhet kronik;
  • tek eksperiencat stresuese dhe traumatike në bazë të problemeve të rregullimit emotiv dhe të shqetësimit psikologjik, që ndodhen poshtë çrregullimeve të të ngrënit.

 

 

Ky material u perkthye nga Msc. Gigliola Haveriku (mare nga Emdr Italia)